Sport Shqiptar

Për herë të parë Kosova ka arritur të kualifikohet në finalen e Kampionatit Ballkanit në Beach Volley

Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani, të cilat e përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës kanë arritur të kualifikohen në finale të Kampionatit Ballkanit në Beach Volle.

Të drejtuar nga trajneri, Edon Ibrahimi ato arritën sukses të madh në turneun që po mbahet në Balikesir të Turqisë.

Dyshja kosovare triumfoi me rezultat 2-0 (21-16, 21-15) në sete, kundër Turqisë 2.

Në finalen e madhe, vashat kosovare do të ndeshen me dyshen tjetër turke Gokalp/Merve, të dielën me fillim nga ora 14:00.

Përndryshe, Kosova tashmë ka regjistruar arritje historike pasi ka siguruar finalen e parë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për seniorë./Shqip.com