Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i LDK-së në mërgatë
Publikuar:
(25.06.2022 23:28:08)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar mërgatën në Gjenevë.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet në mërgatë.
“Rikthimi i madh i Lidhjes në mërgatë. Gjenevë, sonte, takim me bashkatdhetarë”, ka shkruar ai.
Një muaj më parë, përfaqësuesit e LDK-së janë takuar edhe me mërgatën në Zvicër.
Anëtari i Kryesisë, që ishte pjesë e takimit me diasporën, Sokol Haliti ka shkruar se ishte një entuziazëm i madh, për rikthimin e madh të LDK-së në diasporë.
Haliti së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në 32 vjetorin e degës së LDK-së në Zvicër, kanë takuar veprimtarë të LDK-së në mërgatë.
