38 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 17 qytetarë të tjerë. Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë janë 189.
Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar në Kosovë. Që nga fillimi i pandemisë janë dhënë afër 2 milion doza të vaksinës kundër virusit.

Gjithashtu, MSH-ja në lidhje me këtë, ditëve të fundit përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.
Sipas MSH-së, imuniteti I fituar nga marrja e vaksinës me kalimin e kohës dobësohet prandaj, është e nevojshme marrja e dozës së dytë ose të tretë të vaksinës.
Marrja e dozave të vaksinës kundër COVID-19, ndikon në rindërtimin e imunitet
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të vaksinohen dhe të bartin maska në ambientët e mbyllura./Shqip.com