Lajme

IKSHPK-ja këshillon qytetarët që të vaksinohen dhe të vendosin maska në ambiente të mbyllura

Vaksina anti-COVID'19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.

Përmes një komunikate për media, IKSHPK-ja këshillon qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Kosova ka shënuar këto ditë raste të reja me COVID-19, por fatmirësisht nuk është raportuar për vdekje.

Ilustrim.

Sipas IKSHPK-së është duke u vazhduar testimi i qytetarëve në mënyrë që të identifikohen të gjitha rastet, si dhe ka rekomanduar qytetarët që kanë simptoma të bëjnë testimet e nevojshme.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse.

Në raportin e fundit të publikuar nga MSH-ja, gjatë 24 orëve janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19./Shqip.com