Prizren, arrestohen dy persona pasi sulmuan me thikë një 50 vjeçar

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy persona. Ata dyshohet se kanë shkaktuar një lëndim trupor një personi të moshës 50 vjeçare.
“Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën Muharrem Hoxhaj, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një Lëndim i rëndë trupor (therje me thikë).Patrulla policore ju ka përgjigjur rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje e konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike” thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit të dyshuarit kanë sulmuar viktimën A.S rreth 50 vjeç. Dyshohet se me ketë rast i dyshuari R.B e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
Persona e dyshuar janë R B.(1954) dhe A Sh.(1970).
Viktima është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal ne Prizren dhe për momentin, sipas mjekut kompetent është në rrezik për jetën thuhet më tutje në njoftim.
Si provë materiale janë konfiskuar : Një gyp të metalit dhe Një thikë.
Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti dhe dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve./Shqip.com