Oliver Kahn: Presim me padurim që Roberti t’i rikthehet stervitjeve

Duket se nga kampi i bavarezëve nuk lëshojnë pe, por as Lewandowski.
Drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn bëri me dije se polaku është akoma lojtar i tyre.
“Për sa i përket Lewandowskit, nuk ka ndryshuar shumë. Ai ka ende kontratë deri në vitin 2023”, tha ai.
Bayern director Oliver Kahn: “As far as Lewandowski is concerned, not much has changed. He’s still under contract until 2023”. 🔴 #FCBayern
“Here at Bayern we are now looking forward to the first day of training with Robert”, says via @imiasanmia. pic.twitter.com/i8ppGGIvz5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 22, 2022
Madje, se janë të bindur që sulmuesi nuk do të shkojë gjëkundi e tregon duke thënë se presin që ai të rikthehet në stërvitje.
“Këtu në Bayern tani po presim me padurim ditën e parë të stërvitjes me Robertin”, ka deklaruar legjenda e klubit.
Interesimin për Barcelonën, Lewa nuk e ka fshehur fare, duke dhënë deklarata edhe në konferencat e mbajtura në kuadër të Kombëtares së Polonisë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Është raportuar vazhdimisht se Barça e do lojtarin, por çështja e çmimit të ofruar për kampionin e Gjermanisë është problemi që marrëveshja nuk është arritur akoma.
Përndryshe, Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë për secilën mbrojtje.

Këtë e dëshmojnë 35 golat dhe katër asistimet e tij në 34 paraqitje ën Budesliga përgjatë edicionit që lamë pas. /Shqip.com