Sport Ndërkombëtar

Roma dhe Leicester gjobiten nga UEFA, pas gjysmëfinales së Conference League

Dy skuadrat evropiane, Roma dhe Leicester janë gjobitur për shkak të sjellëve të tifozëve në Conference League.

Roma është gjobitur me një total prej 46 mijë eurosh nga UEFA për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Konferencës së Evropës kundër Leicester Cityt, sipas Football Italia.

Leicester City predicted line-up vs Roma as Brendan Rodgers faces selection  dilemmas - Leicestershire Live

Giallorossi fituan ndeshjen 1-0 përmes një goli të Tammy Abraham për të arritur në finalen e tyre të parë evropiane që nga viti 1984, ku mundën Feyenoord 1-0.

UEFA, Romën e dënoi me 20 mijë euro për hedhjen e sendeve, 18 mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve dhe një shumë prej tetë mijë eurosh për bllokimin e shkallëve.

Roma 1-0 Leicester (agg: 2-1): Abraham header takes Giallorossi through |  UEFA Europa Conference League | UEFA.com

Kundërshtarët e Romës, Leicester, u gjobitën gjithashtu me 20 mijë euro për hedhjen e objekteve dhe katër mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

Giallorossi janë gjithashtu nën hetim për sjellje josportive gjatë paradës së tyre me autobus të hapur pas fitores.

Roma fitoi trofeun e parë evropian që nga viti 1961 falë golit të Nicolo Zaniolo në pjesën e parë në fitoren ndaj Feyenoord në Tiranë.

Ishte sezoni i parë i Ligës së Konferencës dhe përfundimi i sezonit të kaluar në vendin e gjashtë siguroi që Roma do të ishte në Europa League për sezonin 2022-2023./Shqip.com