Schlager nga Wolfsburg transferohet te RB Leipzig

RB Leipzig ka njoftuar për nënshkrimin e 24-vjeçarit, Xaver Schlager nga Wolfsburg.
Mesfushori luftarak ishte i lidhur me Borussia Dortmund në fillim të verës përpara se të ndaheshin me trajnerin Marco Rose.
+++ Transfer fix +++
RB Leipzig verpflichtet Xaver #Schlager vom @VfL_Wolfsburg 🤝
Der 24-Jährige unterschreibt bis 2⃣0⃣2⃣6⃣✍️
Willkommen in Leipzig, Xaver 🔴⚪️ pic.twitter.com/62Lcveyhwd
— RB Leipzig (@RBLeipzig) June 17, 2022
Ndërkombëtari austriak ka luajtur më parë për RB Salzburg nga 2016 deri në 2019.
Më pas ai iu bashkua Wolfsburgut, ku ka bërë 81 paraqitje në ekipin e parë gjatë tre sezoneve të fundit, duke shënuar tre gola.
Schalger ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe thuhet se bashkohet për një tarifë prej 12 milionë euro për shkak të një klauzole lirimi në kontratën e tij me Wolfsburg./Shqip.com