Rozë

Avokati i Cllevios thotë se ai shkoi te Noizy për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje

Përleshja mes Noizyt dhe Klevio Ahmetit bëri bujë mediatike.

E gjitha nisi pasi që Klevio kishte ofenduar Noizyn duke i përmendur edhe familjen, ndaj kjo e ka nxitur këtë të fundit ta godasë Cllevion afër lokalit të tij.

Për gjithë situatën e krijuar, në emisionin ‘Ditë pas dite’ në RTSH ka qenë i ftuar avokati i reperit, Ndue Pjetra, për të shpjeguar se veprat penale për të cilat akuzohet janë – sipas tij – “një gram hashash” (‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’) dhe “dy thika që i ka blerë në dyqan” (‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’).

Gjithmonë sipas avokatit, për këtë Gjykata e Lushnjës e ka lënë në burg (“arrest me burg”) deri në përfundimin e hetimeve dhe Gjykata e Apelit pasi kanë mbaruar hetimet e ka kthyer në arrest shtëpie.

“Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi një fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur…”.

Lidhur me incidentin me Noizyn dhe pse kishte shkuar te lokali i tij, avokati ka thënë se kishte shkuar t’i kërkonte falje për ato që kishte thënë dhe më pas është sulmuar nga Rigels Rajku dhe ekipi i tij.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, ka thënë Pjetra duke shtuar se çështja me Noizyn tashmë është e mbyllur.

Avokati ka treguar edhe një herë se çështja me Noizyn është e mbyllur dhe se nuk ka denoncim ndërmjet palëve, ndërsa për pamjet, sipas avokatit, mund të thonë “se ishte një skenë filmike”. /Shqip.com

https://youtu.be/ZzOjFixU3h8