U largua me 13 qershor, por u rikthye një ditë më pas

Me 13 qershor, FC Prishtina e zyrtarizoi largimin e mesfushorit Endrit Krasniqi – përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Me një shkrim përshëndetës nga bardhekaltërit u kuptua që Krasniqi do të ndërrojë ambient.
Duke marrë parasysh që ai ishte startues i padiskutueshëm – mungesa e tij shihej si një boshllëk i madh.

Por, duket që njëra palë është penduar.
Një ditë më pas, trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi – njoftoi se Endriti nuk do të largohet nga kryeqyteti.
Munishi e bëri të ditur këtë – me anë të një shkrimi në Facebook, ku së bashku me Krasniqin u kuptua se do të qëndronte edhe Gledi Mici.

Se cili do jetë fundi i kësaj “drame” mbetet të shihet.
Paraprakisht, nga Prishtina janë larguar Besnik Krasniqi, Qëndrim Zyba, Lorik Boshnjaku e disa emra të tjerë. /Shqip.com