Rozë

Veprimi i fundit i Semi Jaupajt ndaj Ron Zaitit i bën lëmsh të gjithë

Pas bashkëpunimiet mes Semi Jaupajt dhe Ron Zaitit dyshja u përfolën për afrimitetin e tyre duke aluduar se janë çift.

Mirëpo, veprimi i fundit i Semit ndaj këngëtarit kosovar ka habitur të gjithë.

Teksa Roni festoi dje ditëlindjen dhe pranoi urime të shumta ku nuk mungoi as urimi nga Dafina e Dj Geek si bashkëpunëtor e miqë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi nga ana e Semit.

Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të Semit dhe Ronit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Kujtojmë se dyshja ende nuk kanë reaguar për aludimet se mund të jenë bashkë./Shqip.com