Lajme

Çmimet konsumit në muajin maj më të larta se në muajin prill

Rritja e inflacionit në Kosovë nga muaji prill në muajin maj është 0.9%.

Ndërsa nga viti 2021 në vitin 2022, indeksi i inflacionit ka pësuar rritje prej 12.5%.

Kështu thuhet në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Indeksi i këtij inflacioni nga muaji prill në muajin maj të vitit 2022, varët më shumë nga rritja e çmimeve të Karburanteve dhe lubrifikantëve (5.5%), vajrave dhe yndyrave ushqimore (5.2%), pemëve (5.4%), mishit (4.3%), këpucëve (3.0%), ushqimit për fëmijë (2.3%) etj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për shkak të rënies së konsumit shpenzimeve të energjisë elektrike në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022 ka një ndikim prej -0,5% në IHÇK-it.

“Indeksi i inflacionit nga viti 2021 në vitin 2022 prej 12.5%  është paraqitur nga ngritja e çmimeve të produkteve të konsumit si vajrat dhe yndyrat ushqimore (54,3%), buka dhe drithërat (27,0%), qumështi, djathi dhe vezët (22,5%), mishi (18,1%) etj”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, sipas ASK-së për muajin maj  ka rënë konsumimi i energjisë elektrike./Shqip.com