Dumfries i interesuar t’i bashkohet trajnerit Ten Hag
Trajneri holandez i United është ‘magneti’ i bashkëkombasve të tij.
Këtë e dëshmon interesimi që ai ka shprehur për lojtarët nga Holanda, që prej se erdhi në krye të stolit të ‘Djajve të Kuq’.
Pas Frenkie De Jong, De Ligt, Van de Beek, radhën e ka Denzel Dumfries i Inter që ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar atij, raporton Daily Mail.

Lojtari i i ‘Nerazzurri’ u transferua aty verën e kaluar dhe ishte pranë titullit kampion me ta, para se t’i lëshonin rrugën Milanos.
Ish-anëtari u ble nga klubi italian për të zëvendësuar Achraf Hakimin që kaloi tek PSG.

26 vjeçari ka zhvilluar gjithsej 33 paraqitje në Serie A në edicionin që lamë pas, ku ka shënuar pesë gola dhe po aq asistime.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është tejet stabil në mbrojtje – shkak i fizikut që ka – por edhe në sulm arrin të kontribuojë.

Skuadra e Manchester United ka nevojë për opsione nëatë poztitë, pasi Wan-Bissaka nuk përmbushi pritshmëritë prej se u transferua në “Old Trafford” nga Crystal Palace. /Shqip.com