Lajme

LDK në Gjilan pretendon se ka ndodhur një skandal me ndarjen e bursave për studentët

LDK - Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, kanë bërë të ditur disa pretendime se ka pasur skandale në lidhje me ndarjen e bursave në këtë komunë,

Përmes një komunikate për media, LDK e Gjilanit thotë janë ngatërruar dosjet e studentëve që kanë aplikuar për bursa, që ndahen nga komuna e Gjilanit.

Dhe sipas LDK-së, fajtor për këtë, është kryetari i komunës, Alban Hysenin.

“Anëtarët e LDK-së në Komisionin e Bursave, Gentrit Murseli dhe Aferdita Balaj, po kërkojnë që në një procesverbal të veçantë të shënohet e gjithë ngjarja dhe të merret përgjegjësia për çka do që mund të ketë ndodhur”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Facebook.

Partia opozitare në Gjilan ka akuzuar për paaftësi edhe ata që po drejtojnë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë.

“LDK konsideron të paaftë këtë Drejtori, e cila nuk arrin për 5 muaj ta mbyll një thirrje publike, e për 7 muaj ta sjell një raport financiar, të kërkuar qysh në seancën e parë të Kuvendit Komunal. Kërkojmë edhe sot publikisht, ashtu siç kemi kërkuar që nga fillimi, të sjellët i detajuar financiarisht raporti i Flakës së Janarit”, ka thënë Gresa Avdiu, këshilltare komunale e LDK-së./Shqip.com