Arianit Jakupi rizgjidhet kryetar i Odës së Farmacistëve
Publikuar:
(11.06.2022 19:48:31)

Oda e Farmacistëve të Kosovës do të vazhdon të udhëhiqet nga Arianit Jakupi.
Kështu ka bërë të ditur vet Jakupi përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se është falënderues për të gjithë kolegët që i kanë dhanë besimin edhe për një mandat tjetër në krye të këtij institucioni.
“Zotohem që me përgjegjësinë më të lartë profesionale, morale dhe etike do të punoj së bashku me kolegët në funksion të zhvillimit të mëtejme të sektorit farmaceutik dhe në harmoni me normat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Jakupi ka bërë të ditur se do të jetë i gatshëm për përfaqësim dinjitoz të OFK brenda dhe jashtë vendit, kudo dhe kurdo që e kërkon detyra!/Shqip.com