Gazetari britanik që raportoi për luftën e Kosovës shpallet “Qytetar Nderi” nga Rama
Gazetari anglez, Vughan Smith që raportoi për Kosovën gjatë luftës së fundit është shpallur “Qyetatar nderi” i Komunës së Prishtinës.
Kjo është bërë gjatë seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se ndër ata që kontribuuan dhe i treguan botës me fjalë për vuajtjet e popullit kosovar, ishin edhe shumë të huaj gazetarë.
E Kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina theksoi se obligimi yni është që asnjëherë mos të ndalim duke punuar ndershëm për Prishtinë.
Ndërsa përfaqësuesi i UÇK, Fatmir Sopi kujton lëvizjet studentore që dridhen themelet e Jugosllavisë“23 vjet më parë ëndrra e popullit tonë për liri u bë realitet./Shqip.com