Konfiskohen mbi 300 dele
Publikuar:
(11.06.2022 09:10:55)

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë një tufë delesh (336 copë) të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Kështu është bërë e ditur në bazë të një raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës.
“Janë gjetur një tufë delesh ( 336 copë), disa prej tyre pa matrikula, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në raportin policor
Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtat janë konfiskuar nga inspektorët e AUV-it dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës.
Lidhur më këtë rast është intervistuar një person i dyshuari dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregull./Shqip.com