Martinez: Lukaku dëshiron të jetë i rëndësishëm

Sulmuesi belg vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Stamford Bridge pas një sezoni zhgënjyes.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se pasiguria rreth të ardhmes së Romelu Lukakut është për shkak të dëshirës së tij për të qenë i rëndësishëm për ekipin e tij.
Sulmuesi, i cili së fundmi pësoi një dëmtim në Ligën e Kombeve, është lidhur me një largim nga Chelsea pas një sezoni të parë zhgënjyes në Stamford Bridge.

Rikthimi te Interi është bërë destinacioni më i mundshëm për belgun dhe avokati i tij ka hetuar mundësinë e një marrëveshjeje me skuadrën e Serisë A.
“Në Belgjikë jemi mjaft të relaksuar me situatën e Romelu. E di që është një temë e madhe, por për momentin ai po përpiqet të rikuperohet nga lëndimi dhe kjo është e vetmja gjë që ka në mendje. Nëse ai qëndron te Chelsea do të jetë për arsyet e duhura. Nëse ai largohet do të jetë sepse të gjithë janë dakord me të”, tha ai.

Chelsea është i hapur për të lejuar largimin e sulmuesit pas një sezoni në të cilin ai shënoi 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.
GOAL raportoi këtë javë se skuadra e Premier League është e hapur për një marrëveshje huazimi, por do të kërkonte një tarifë prej rreth 25 milionë euro për të./Shqip.com