Sport Shqiptar

Endrit Krasniqi konfirmon ndarjen nga Prishtina

Endrit Krasniqi

Klubi më i trofeshëm në Kosovë është bërë klubi më i padëshiruar për disa lojtarë.

Karvanit të largimeve nga kryeqyteti i është bashkuar edhe një emër me nam në futbollin tonë.

FC Prishtina nuk do të llogarisë më në shërbimet e Endrit Krasniqit qysh nga edicioni i ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjeteve të tij sociale, me ç’rast ka falënderuar klubin, qytetin dhe tifozët.

Endrit Krasniqi, FC Prishtina

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit.

Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën.

Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi sē shpejti në një ambient të ri…”, ka shkruar mesfushori.

Endrit Krasniqi, FC Drita

Krasniqi ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione radhazi, pasi kaloi edhe një sezon e gjysmë që prej se nisi karrierën si profesionist.

27 vjeçari po ashtu mbrojti ngjyrat e FC Dritës për dy edicione, ku edhe u kurorëzua kampion i Superligës dhe Superkupës në vitin 2018.

Malishevasi është tani lojtar i lirë dhe do të vendos për të ardhmen gjatë këtij afati kalimtar. /Shqip.com