Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike.
Kreu i Qeverisë tha se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.
Ai përgjigj negativisht, duke thënë se ” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës”, u shpreh ai.
Këto komente Kurti i bëri të enjten, pas dorëzimit të disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa ishte duke marrë pjesë në samitin e “ballkanit të Hapur” në Ohër, ka thënë se do t’i ofrohet Kosovës një marrëveshje, ku në këmbim të linjitit, do t’i ofrohet energji elektrike.
Vuçiq ka thënë se opsion tjetër është pagesa me para e linjitit.
“Ne ishim të gatshëm t’i ofronim Prishtinës shkëmbim në mënyrë që të merrnim sasi të konsiderueshme të linjitit cilësor në këmbim të energjisë elektrike. Nëse nuk doni kështu, atëherë mund të bëhet edhe me para. Nuk kemi asnjë problem, jemi të gatshëm të flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq./Shqip.com