Tri raste të dyshimit për para të falsifikuara në Kosovë

Dy gra dhe një burrë kanë raportuar në polici për shuma të parave, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy nga raportimet janë në Prishtinë dhe njëra në Lipjan.
Policia Rajonale në Prishtinë ka pranuar një ankesë nga një grua e cila kishte hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 200 euro.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar për një kartëmonedhë prej 200€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti tjetër i cili dyshohet për falsifikim, ka të bëjë me një kartëmonedhë prej 500 euro.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar për një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”.

Ndërsa, në Lipjan dyshohet se janë para të falsifikuara, në vlerë prej 824 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një shumë të parave në vlerë totale prej 824 euro qe dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Të gjitha rastet e raportuara për falsifikim parash janë nën hetimin e Policisë së Kosovës./Shqip.com