Lajme

Hovenier: Amerika dhe Greqia, partnerë të ngushtë të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori Hovenier dhe kryediplomati grek, Nikos Dendias

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili qëndroi për vizitë zyrtare dje në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Hovenier, falënderoi Dendias për vizitën në Kosovë.

Ai po ashtu, vlerëson se Amerika dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë të Ballkanit Perëdimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për një diskutim të shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. ShBA dhe Greqia mbeten partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Hovenier.

Lexo edhe:
Integrimi evropian dhe formalizimi i njohjes së Kosovës – gjithçka nga takimi i ministrit grek Dendias me krerët e shtetit

Një ditë më parë në vendin tonë Dendias u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në takim me ministrin Dendias, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia.

Ministri i Jashtëm i Greqisë është pritur edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi./Shqip.com