Lajme

Vdes 11-vjeçari që kishte rënë në liqenin akumulues të Mitrovicës

Liqeni akumulues në Mitrovicë

Ka vdekur fëmija 11-vjeçar i cili ditë më parë kishte rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas disa ditësh trajtimi mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11-vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues. Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor”, ka shkruar Bahtiri.

Ai më tej ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit duke u lutur “që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet”./SHQIP.com