Lajme Ballkan

Abazoviq: Mali i Zi do të mbështes çdo nismë që ka progres, fton Kosovën t’i bashkohet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ne "Ballkanin e Hapur"

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se duhet të ketë një të ardhme më të mirë të bazuar në zhvillimin ekonomik dhe çdo nismë që sjellë progres, do të ketë mbështetjën e Malit të Zi.

Në takimin që po mbahet për “Ballkanin e Hapur” Abazoviç ka thënë se në Mal të Zi përveç liderëve aktual pret edhe kryeministrin e Kosovës që të shkojnë e të diskutojnë për nismat e reja në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

“Ne duhet të bëjmë ribrendim të Ballkanit Perëndimor, që të bëhet kjo ne duhet të rrisim besimin mes njëri-tjetrin. Unë pres që edhe me kryeministrin e Kosovës të vini në Malin e Zi dhe të flasim për nismat e reja. Kjo është mënyra e vetme se si mund të dëshmonii para qytetarëve tanë. Mënyra është që temat optimiste të mbizotërojnë”, tha Abazoviq.

Ai ka thënë se politika e së kaluarës ka qenë politikë e konfliktit dhe nuk ka sjellë asgjë të mirë, prandaj duhet të ndryshohet.

Ballkani i Hapur

“Kjo shpie drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri-tjetri dhe së bashku të krijojmë klimë të progresit në rajon. Politikat e fundit, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme na kanë mbajtur këtu ku jemi tani. Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Kur kemi liderë të Ballkanit Perëndimor që flasin kundër njëri-tjetrit, atëherë na mbanë sa më larg BE-së. Kur të jemi këtu gjashtë persona atëherë mesazhi drejt BE-së do të jetë ndryshe”, ka thënë ai.

Tutje, Avazoviq tha se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk duhët të shikohet vetëm si ide e një politikani.

“Ideja e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk duhet të shikohet si ide e një politikani. Kjo është ide se si qytetarët mund të shfrytëzojnë ndonjë shërbim më të lehtë. Nëse kjo mbetet dhe zhvillohet si e tillë, atëherë do të ketë ende më shumë mbështetje për këtë ide”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush është në pozitë më të mirë integrimi, pasi ideja e të gjithë liderëve është të bëjmë sa më shumë për qytetarët e vendeve që udhëheqin./Shqip.com