Gjatë ditëve në vazhdim paralajmërohet stuhi dhe breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nga sot do të mbaj mot jo stabil, me diell, shi dhe vranësira të shoqëruara me vetëtimë.
Ekziston dhe rreziku që në disa zona të ketë stuhi dhe breshër.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike. Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër”, njofton IHMK-ja.
Mot i ngjashëm me temperatura të ulëta pritet të jetë deri në fund të javës, si dhe do të fryejnë erëra nga veriu dhe veriperendimi.
“Një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë”.
Sipas IHMK-së kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë./Shqip.com