Lajme Ballkan

Vuçiq pyetet nëse Ballkani i Hapur është i “hapur” pa Kosovën, thotë se të gjithë janë të mirëpritur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër deklaroi se Ballkani i Hapur sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit dhe se ai nuk është zëvendësim i asgjëje, as për Bashkimin Evropian, por një iniciativë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai u tha gazetarëve përpara samitit të Ballkanit të Hapur se ishte iniciativa më e mirë në rajon në dekada dhe se nuk kishte nevojë të justifikohej nëse dikush do të bashkohej apo jo – “kush do, do, kush nuk do, nuk do. “

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në Ballkanin e Hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni që ne t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, nëse do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për Ballkanin e Hapur,” i tha Vuçiq një gazetari që pyeti nëse Open Balkans ishte i hapur pa “Republikën e Kosovës”, raporton Radio dhe Televizioni i Malit të Zi.

I pyetur nëse Ballkani i Hapur është një zëvendësues i rrugës së ngrirë të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, Vuçiq tha se ai ishte avokati më i zëshëm i hapjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por se Ballkani i Hapur përfiton të gjithë dhe nuk është një zëvendësues por një nismë e veçantë.

Lexo edhe:
Rama mbërrin në Ohër për “Ballkanin e Hapur”, pinë kafe me Abazoviqin dhe ambasadorin Hill

Vuçiq tha se do të shtronte pyetjen se si vendet e rajonit mund të ndihmojnë njëra-tjetrën në aspektin e ushqimit, energjisë, gazit, ndërtimin e qendrave të gazit dhe ndërtimin e përbashkët të termocentraleve, veçanërisht termocentraleve të kthyeshme.

Ai tha se ka biseduar për 25 minuta me komisionerin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për integrimin evropian të Serbisë, dialogun me Prishtinën, situatën në rajon, si dhe vazhdimin e bisedimeve me Kosovën për çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë./Shqip.com