Lajme Ballkan

Sot dhe nesër në Ohër  mbahet “Ballkani i Hapur”

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pritet të mbahet mbledhja e radhës e “Ballkanit të Hapur”.

Pjesëmarrës në këtë takim pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq si dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja Hercegovinë.

Këtë takim pritet ta bojkotoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ia ka kthyer një letër ditë më parë homologut maqedonas duke treguar se Prishtina përkrah Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale e jo “Ballkanin e Hapur”./Shqip.com