55 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(07.06.2022 08:14:52)

Me 0 rastet pozitive të konfirmuara të hënën numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë është 55.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 225 mijë e 203.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 829 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.