Lajme Ballkan

Lavrov: BE dhe NATO e duan “Ballkanin e Mbyllur”

Ministri i Jashtëm, rus Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha sot se Moska nuk mund ta kishte imagjinuar një vendim të tillë nga disa vende të NATO-s për të ndaluar ardhjen e ministrit të jashtëm të Rusisë, duke thënë se ajo mohoi një vendi sovran, të drejtën për politikën e saj të jashtme.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se marrëdheniet e tyre me Serbinë nuk do të shkatërrohen pasi Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit të tij nga Moska në Beograd.

Sipas Danas moslejimin e fluturimit të aeroplanit të tij, Lavrov e quan të paimagjinueshme si dhe veprim shqetësues.

“Ka ndodhur diçka e paimagjinueshme. Ky është një veprim shqetësues. Ka pasur një privim të shtetit sovran për të zbatuar të drejtat që ka. Është një demonstrim se sa larg mund të shkojnë NATO dhe BE në përdorimin e mjeteve dhe ndikimit më të ashpër kundër atyre që udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë dinjitetin e tyre për hir të këtyre rregullave të vendosura nga Perëndimi”, tha Lavrov.

Lavrov tha, ekzekutivët e Brukselit nuk do të na jepnin një platformë për të biseduar në Beograd, ku ne do të konfirmonim qëndrimin e Rusisë mbi Kosovën dhe Bosnje dhe Herzegovinën, si dhe mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur.

“Ne planfikuam të diskutonim një axhendë të gjerë, një partneritet strategjik në zhvillim të shpejtë, çështje ndërkombëtare. Me sa duket, ekzekutivët e Brukselit nuk do të na jepnin një platformë për të biseduar në Beograd, ku ne do të konfirmonim qëndrimin e Rusisë mbi Kosovën dhe Bosnje dhe Herzegovinën, si dhe mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur”.

Ai theksoi se tani me “Ballkani është i mbyllur”.

Gjithashtu, tha se Moska nuk i ka dëgjuar ende shpjegimet zyrtare të vendeve që refuzuan të lejonin fluturimin e avionit të delegacionit rus.

“E di që do të ketë shumë shpjegime që nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që refuzuan të lejojnë fluturimin e avionit rus do të thonë se u urdhëruan të anëtarësohen në BE dhe NATO. Ata nga ana e tyre do të thonë se ato vende kanë marrë vendime të pavarura vetë”, tha Lavrov.

Tutje, Lavrov tha se i është bërë një ftesë ministrit të jashtëm serb Nikola Selakoviç për të vizituar Rusinë sa më parë të jetë e mundur dhe shpreson se nuk do të kishte probleme me fluturimin e avionit të tij, si në rastin e tanishëm të tij./Shqip.com