Drejtori i QKMF-së në Prishtinë: Në vitin 2023 shërbimi për lehonat e foshnjat do të ofrohet në shtëpi
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë që nga viti 2023 shërbimi për lehonat do të ofrohet në shtëpi.
Sipas Gashit, kanë kaluar afër katër vite që nga koha kur nënat lehone kanë marrur shërbime dhe informacione në këshillimoret e Qendrave të Mjekësisë Familjare, por që tashmë ky shërbim nuk është funksional.
“Afër 4 viteve ka kaluar ajo formë e Këshillave në Pediatër ku secila lehonë mund të marrë këshilla aty ku ka pediatër”, tha për ai për RTK.
Periudha menjëherë pas lindjes paraqet rreziqe shëndetësore për nënën dhe foshnjën e saj të porsalindur, kështu secila nënë lehone ka nevojë për këshilla pas lindjes.
Bujar Gashi thotë se shumë shpejt pritet një projekt për këtë çështje se bashku me Komunën e Prishtinës, komunat e tjera dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
“Komuna e Prishtinës dhe komuna të tjera nuk kanë qëndruar duarkryq dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetje të AQH-se qe nga fillimi i vitit të ardhshëm komuna jonë me ekipet profesionale do të ofroj shërbime për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve në tre ditët e para pas lindjes ne shtëpitë e tyre”, tha ai.
Gashi thotë se ky projekt pritet t’i plotësojë kërkesat e lehonave në kryeqytet./Shqip.com