Sport Ndërkombëtar

Barça i premton transfer Salahut

Do të mbetet në Liverpool edhe për edicionin e ardhshëm.

Lajmin që e konfirmoi vetë Mohamed Salah, mund të jetë jo dhe aq i lumtur për tifozët e klubit.

Kjo pasi Barcelona ka bërë një lëvizje drejt tij, duke i ‘premtuar’ atij se do të transferohet në “Camp Nou” në vitin 2023, raporton mediumi anglez Mirror.

Salah pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve

Asit të Liverpool i skadon kontrata pas edicionit të ardhshëm dhe në rast se vendosë të ikën, Barçës nuk do t’i duhej të paguajë klubin anglez as edhe një kacidhe.

Egjiptiani deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën, dhe automatikisht mund të llogaritet si ‘i çuar dëm’ në ternat ekonomik – nëse nuk vë laps mbi letër.

Son dhe Salah me çmimet “Këpuca e Artë”

Ai ka pasur sezon të jashtëzakonshëm individualisht – që nuk mund të thuhet edhe në nivel ekipior – duke realizuar 23 gola dhe 14 asistime në 35 ndeshje në Premierligë.

29 vjeçari ndau Këpucën e Artë me Heun-Min Sonin e Tottenham i cili po ashtu pati 23 gola – por pa asnjë pënallti mes tyre. /Shqip.com