Vdes një punëtor 27-vjeçar në fshatin Kramovik të Rahovecit, e zuri zhavorri

Një punëtor I moshës 27 vjeçari nga fshati Kramovik i Rahovecit ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë zhavorri.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Shermet Elezaj zëdhënës në në Policinë e Kosovës në rajonin e Gjakovës.
“Sot me datë 03.06.2022 rreth orës 18:15 është pranuar informacion se në një seperacion në fshatin Kramovik-Rahovec një punëtor i moshës 27 vjeçar e ka zënë zhavori.Sipas personelit mjekësorë në vend-ngjarje, viktima ka qenë me shenja jeta dhe i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.” ka thënë Elezaj.
Por që sipas Elezaj viktima ka ndërruar jetë në Spital.
“Më vonë, nga Spitali në Gjakovë është konfirmuar se viktima në fjalë ka nďërruar jetë” ka thënë Elezaj.
Në vend-ngjarje kanë dal njësitet relevante policore si dhe Prokurori i Shtetit. Lidhur me rastin në fjalë është duke u vazhduar me hetime./Shqip.com