Kurti : Çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si borxh
Publikuar:
(01.06.2022 14:08:59)

Kryeministri i Kosovës ka thënë se çdo cent që do të paguhet në veri do të regjistrohet si borxh.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë një konferencë për media pas mbledhje së qeverisë.
Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilin ai e udhëheq është pranë një marrëveshjeje për faturimin e energjisë në veri të vendit.
““Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë ku s’ka pasur faturim të energjisë në veri. Nuk ka alternativë faturimi dhe çdo cent i dhënë për veri do të regjistrohet si borxh, ne nuk jemi duke falur para” është shprehur Kurti
Kurti tha ka thënë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet me subvencionimin e energjisë në atë pjesë të vendit./Shqip.com