Lajme

Gjakovë: E mitura përdorë tableta për t’u vetëvrarë

Lajmi i fundit

Një e mitur ka tentuar të vetëvritet të enjten mbrëma, duke përdorur tableta.

Ajo është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Datë 19.08.2021 rreth orës 20:30, është pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit ‘Isa Grezda’ – Gjakovë ndodhet një e mitur e cila dyshohet për tentim vetëvrasje”.

“Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur ne emergjencë është informuar nga ana e Mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta te llojit Maprazax dhe se gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jete dhe se e njëjta është ndalur ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për përcjellje te gjendjes shëndetësore”, tha Xhurkaj.

Ai më tej pohoi se të gjitha njësitë policore relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rast është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet vazhdojnë./SHQIP.com