Lajme

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, mban mbledhjen e radhës

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 pritet që sot të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të përpilohet  dokumentacioni për hetim.

Kjo do të jetë mbledhja e tretë e këtij komisioni pasi që fillimisht në mbledhjen e para është diskutuar për planin e punës së këtij komisioni.

Ky komision u formua me 5 maj në seancën e kuvendit të Kosovës me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komisioni përbëhet nga ana e katër anëtarëve: Hajdar Beqa- kryesues, Armend Muja – zënevdëskryesues, Rashit Qalaj- anëtar, si dhe Armend Zemaj anëtar.

Mbledhja pritet të nis në ora 14:00./Shqip.com