Sport Shqiptar

Sportistët nga Kosova nuk u lejuan ta kalojnë kufirin e Serbisë

Federata e Volejbollit e Kosovës

Serbia është bërë edhe një herë pengesë për sportistët nga Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës në volejbboll nuk është lejuar të kalojë nëpërmjet kufirit të Serbisë – për të udhëtuar në Kampionatin Ballkanik në “Beach Volley U20”

FVK njofton se “kontigjenti kosovar u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, derisa “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv”.

Dardanët do të kenë dy ekipe përfaqësuese në këtë kompeticion që zhvillohet në Rumani.

Në konkurencën e femrave juanë Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, teksa në konkurrencën e femrave, dhe Erion Bajrami dhe Albi Macula, të drejtuar nga Faton Mustafa.