Lajme

Takimi Kurti-Sullivan, reagon Hovenier: Në atë ndërtesë u takua edhe Thaçi me Bidenin

Joe Biden dhe Hashim Thaçi, gjatë një takimi në vitin 2010

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar sa i përket raportimeve se ku është takuar, kryeministri Albin Kurti, me këshilltarin kryesor të Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë qëndrimit në Amerikë.

Pas kthimit nga SHBA, Kurti kishte deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë është takuar me Sullivanin, mirëpo kjo deklaratë e tij ishte shoqëruar me raportime se ky takim ishte zhvilluar në një objekt tjetër e që është ndërtesa e “Eisenohower” dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes disa reagimeve në Twitter, Hovenier ka thënë se është i befasuar me disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.

“Ndërtesa “Eisenhower” është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe se në atë ndërtesë janë mbajtur takime të nivelit të lartë përfshirë Presidentin, zëvendëspresidentin dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare”, ka shkruar ai.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të vitit 2010, ku shihet e ka qenë prezent në takimin në mes të Joe Biden sa ka qenë zv.president dhe Hashim Thaçit  si kryeministër i Kosovës, e që është mbajtur pikërisht në ndërtesën ku edhe Kurti dhe Sullivan janë takuar./Shqip.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullvan.

Sipas njoftimit nga zëdhënësja e NSC Adrienne Watson, Sullvan falënderoi kryeministrin për gatishmërinë e Kosovës për të pritur të refugjatët afganë.

Lexo edhe:
Albin Kurti takohet me këshilltarin për siguri kombëtare të ShBA-së, Jake Sullvan

Po ashtu sipas njoftimit ata shkëmbyen mendime mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.