Lajme

Albin Kurti takohet me këshilltarin për siguri kombëtare të ShBA-së, Jake Sullvan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullvan.

Sipas njoftimit nga zëdhënësja e NSC Adrienne Watson, Sullvan falënderoi kryeministrin për gatishmërinë e Kosovës për të pritur të refugjatët afganë.

Po ashtu sipas njoftimit ata shkëmbyen mendime mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

‘’Ata diskutuan gjithashtu stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me z. Sullivan duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura.’’ thuhet në njoftimin nga zëdhnsja Watson.

Gjithashtu Sullivan përshëndeti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia e saj nga thëngjilli i linjitit në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike./Shqip.com