Ilir Blakçori mbetet te Drita
Publikuar:
(31.05.2022 12:54:56)

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk do të ndërrojë ambient.
Pas disa raportimeve se ai do të transferohet te Llapi, lojtari përkundrazi do t’i mbetet besnik gjilanasve.
Sipas burimeve brenda klubit, Iliri veçse ka nënshkruar me Dritën marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me “Intelektualët” qysh mbrëmë.

Përndryshe, Blakçori iu bashkua nënkampionit të sivjetëm në Superligë në vitin 2019, pikërisht nga skuadra që e udhëheq Tahir Batatina.
Te Drita ai arriti të shpallej kampion në vitin 2020, ku edhe luajti si titullar duke zëvendësuar Liridon Lecin që mbante atë pozitë para tij.

29 vjeçari ka bërë 31 paraqitje këtë edicion në elitën e futbollit kosovar për bardhekaltrit, duke shënuar dy herë dhe asistuar tetë gola. /Shqip.com