Lewandowski thyen heshtjen: Epoka ime në Bayern ka përfunduar

Dëshira për t’u larguar nuk është më një sekret.
Robert Lewandowski dëshiron një aventurë të re dhe ska pane të vazhdojë në Gjermani.
Këtë, ai e ka thënë në një konferencë për medie për kombëtaren e tij polake, raporton Fabrizio Romano.
Lewandowski: “I hope Bayern won’t stop me just because I’ve a contract until June 2023… maybe I can give you informations after international matches”. 🚨🇵🇱 #FCB
Barcelona have already reached a verbal agreement with Lewandowski on a three-year deal, waiting for FC Bayern.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2022
“Epoka ime në Bayern ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub”, tha ai.
“Bayerni është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë, nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. Shpresoj të mos më pengojnë”, u shpreh Lewa.
Lewandowski: “My era at Bayern is over. I don’t see any possibility to continue playing for this club anymore” 🚨 #FCBayern
“Bayern’s a serious club and I believe they won’t keep me, I don’t want to play there anymore. A transfer is the best solution. I hope they don’t stop me”. pic.twitter.com/ieO3q0tEBO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2022
Shpresoj që Bayern të mos më ndalojë vetëm sepse kam kontratë deri në qershor të vitit 2023… ndoshta mund t’ju jap informacione pas ndeshjeve ndërkombëtare”, përfundoi sulmuesi.
Ekipi që është favorit për të marrë shërbimet e tij është Barcelona, që thuhet se i ka ofruar atij edhe numrin 9, të cilin aktualisht e bart Memphis Depay.
Përndryshe, polaku ka 35 gola në 34 ndeshje në Bundesliga këtë edicion, duke shtuar po ashtu edhe katër asiste.
Vlera e tij në treg sipas ‘transfermarkt’ kap vlerën e 50 milionë eurove. /Shqip.com