Theret nga një vajzë, 15-vjeçari në Obiliq
Publikuar:
(30.05.2022 14:29:19)
Një 15 vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therje që ka ndodhur në Obiliq.
Sjedi Zeqiri, komandant policor në Obiliq ka thënë se therja dyshohet se është kryer nga një vajzë, e cila për momentin është në arrati.
Sipas Zeqirit, e dyshuara është identifikuar nga policia.
“Njësitë relevante janë duke bërë përpjekje për ta gjetur të dyshuarën pasi që është e njohur për Policinë”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri tha se rasti është duke u kompletuar dhe cilësohet si lëndim i lehtë trupor./Shqip.com