Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore

Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi.
Këtë udhëtim ajo e ka bërë për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë Juglindore në të cilin do të trajtohet tema “Lufta ne Evropë: Ndikimi në Ballkan” e cila është e organizuar nga Instituti Republikan nga ShBA-të.
Sipas ZPK-së përveç presidentes e cila do të flas për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, në këtë konferencë do të flas dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu folës të tjerë do jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministrja dhe ministrja për çështje evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, si dhe ambasadorë, ministra e zëvendësministra nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare./Shqip.com