Sport Shqiptar

Zurich ia vazhdon kontratën Alitit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën zvicerane, Zurich.

Aliti do të jetë pjesë e Zurichit deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

“FC Zurich me kënaqësi iu njofton se Fidan Alitit ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2025”, thuhet në njoftim.

Aliti është pjesë e skuadrës zvicerane që nga viti 2020, kur u transferua nga Kalmar.

Ai ka bërë gjithsej 67 paraqitje, ku ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.

Qendërmbrojtësi do të marr pjesë edhe në ndeshjet e Kosovës në qershor, pasi është ftuar nga trajneri Alain Giresse.

“Dardanët” do të zhvillojnë katër ndeshje, pasi përballet me Qipron, Irlandën e Veriut dhe dy herë me Greqinë./Shqip.com