Elhami Shabani në garë për medalje të bronztë në Kampionatin Europian të karatesë

Sporti vazhdon të dëshmojë që mbetet ‘ambasadori’ më i mirë i Kosovës.
Dardanët kanë një përfaqësues në Kampionatin Europian të Karatesë.
Është karateisti Elhami Shabani ai që është duke mbrojtur ngjyrat e vendit tonë, madje edhe po korrë suksese.
Ai ka arritur të fitojë plot katër luftëra deri më tani në këtë kampionat.

Me këto triumfe, karateisti Shabani ka hyrë në zonën e medaljeve në Kampionatin Evropian “Gaziantep 2022”.
Ditën e shtunë, ai do të garojë për madaljen e bronztë, që do të ishte një arritje e veçantë për të.
Ndryshe, sukseset e sportistëve kosovarë nëpër botë janë gjithnjë e më të mëdha.
Edhe boksierja Donjeta Sadiku u kthye në Kosovë me medaljen e bronztë para pak ditësh, diçka që e arriti në Kampionatin Botëror të Boksit për femra në Stamboll të Turqisë. /Shqip.com