Art Jetese

Ndiheni të lodhur, ja shenjat që tregojnë se keni probleme me kockat

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.

Thuhet se janë më të forta se çeliku, por gjithsesi njerëzit përjetojnë çdo ditë probleme me to.

Ndër më të shpeshtat janë thyerja, dhimbja apo gërryerja nga sëmundje si osteoporoza apo artriti.

Ndiqni më poshtë të listuara hap pas hapi se si mund të kuptoni shenjat e heshtura që turpi po ju jep.

Ju thyhen thonjtë

Thonjtë janë një pjesë delikate e trupit, ndaj sështë çudi që edhe të thyhen shumë shpejt, por nëse vini re se po ju thyhen më shumë se zakonisht atëherë ka një problem.

Kolagjeni ndihmon në lidhjen e mirë të skeletit me muskulin ndërsa kalciumi ndihmon për kocka të forta.

Ushqimet më të pasurat me kolagjen janë qershitë, boronicat, lakrat apo qitro.

Ndërsa kalciumin përveçse tek produktet e bulmetit, e gjeni edhe tek perimet jeshile si spinaqi, brokoli apo sardelet.

Aktiviteti fizik

Aktivitetet fizike të përditshme dhe ato sportive janë kusht për një trup të shëndetshëm.

Nëse nuk keni një jetë aktive qoftë duke përfshirë edhe ecje të shkurtra në natyrë, me shumë mundësi do të zhvilloni sëmundje të kockave.

Problemet me dhëmbët

Nëse keni në mënyrë të vazhdueshme probleme të shëndetit oral, trupi po ju paralajmëron për diçka.

Veçanërisht mishrat e dhëmbëve janë ato që japin alarmin e problemeve me kockat.

Jeni më të shkurtër

Nëse ndjeni se jeni më të shkurtër se disa vite më parë, do të thotë se masa juaj kockore është tkurrur.

Megjithëse ky mund të jetë një proces natyral që vjen me moshën, në shumë raste të tjera do të thotë se keni probleme me kockat e shtyllës kurrizore.

Nuk keni fuqi

Humbja e fuqisë shfaqet në periudha të ndryshme të jetës apo momente të shkurtra të ditës, gjithsesi normalisht pas disa orësh duhet të zhduket.

Nëse kjo ndjesi lodhje dhe këputje e trupit zgjat për ditë e javë me radhë, shtylla juaj kurrizore mund të jetë dobësuar.

Dhimbje muskujsh

Muskujt dhe kockat janë të lidhur me njëri tjetrin dhe ndihmojnë funksionimin normal të trupit.

Ndaj dhimbjet e tyre lidhen gjithnjë edhe me probleme apo dhimbje të kockave.

Zakonisht trupi po ju paralajmëron se keni mungesë të vitaminës D, ndaj konsumoni shumë vezë, djathë dhe omega-3 nga peshku.

Problemet hormonale

Këto probleme shfaqen kryesisht tek gratë, dhe ato në moshë.

Estrogjeni që njihet si hormoni femëror nuk prodhohet më pas kalimit në menopauzë tek gratë mbi 45-50 vjeç.

Këtë ndryshim e vuajnë edhe kockat tuaja të cilat kanë tendencën të dobësohen dhe të dhembin.