Semi sjell këngën e radhës, do të jetë bashkëpunim
Publikuar:
(25.05.2022 08:54:51)
Këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj, kohëve të fundit është shumë aktive me projekte muzikore.
Kësaj radhe, pas një jave të publikimit të këngës “Ani”, Semi ka paralajmëruar edhe një këngë tjetër.
Kësaj radhe ajo tregoj se do të jetë bashkëpunim me artistin Ron Zaiti.
“Të enjten ora 18:00. Partneri im i krimit Ron Zaiti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të njëjtit shfaqen në një moment shumë afër njëri-tjetrit ndonëse besohet që ka të bëjë vetëm me videoklipin.
“Ani” e Semit për pak ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.
Kujtojmë se dy këngët paraprake të saj janë dedikime historisë së Borës dhe Donaldit, për të cilat ajo edhe vetë e ka konfirmuar.
