Lajme

Nëna nga Peja braktis foshnjën e saj, e lë në ballkon

Ilustrim.

Një nënë në Pejë ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe është larguar nga shtëpia pa lajmëruar askënd.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diele, rreth orës 17:45.

Policia e Kosovës

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në njoftim./Shqip.com