Lajme

Infektologu Ramadani: Kosova rrezikohet nga lija e majmunëve

Lija e majmunit

Ditëve apo javëve në vazhdim pritet që në Kosovë të përhapet lija e majmunëve.

Kështu ka deklaruar, infektologu, Hamdi Ramadani, i cili ka deklaruar se s’ka vaksinë për këtë sëmundje, por personat që preken nga kjo sëmundje mund të shërohet për 10 deri në 14 ditë.

“Mundësi e rrezikut të paraqitjes së sëmundjes lija e majmunëve në Kosovë është e hapur sepse edhe në France, Belgjikë, Itali, Britani kanë raportuar paraqitjen e sëmundjes lija e majmunëve. Por, ne nuk duhet të paraqesim panik në popullatë dhe frikë, por mundësia e paraqitjes është e mundshme ditëve ose javëve në vijim edhe në vendin tonë”, tha ai.

Ramadani tutej ka deklaruar se lija e majmunëve është më e lehtë sesa Covid-19 dhe shërohet nga 10-14 ditë.

“Edhe vendi ynë mund të regjistrojë ndonjë rast të sëmundjes së lisë së majmunëve. Tani për tani nuk ndonjë vaksinë efektive për këtë sëmundje. OBSH nuk kanë paraqitur paramentra për një vaksinë. Sëmundja është më e lehtë sesa Covid 19 dhe mund të shërohet nga 10 deri 14 ditë dhe mundësia e ndërlikimeve është shumë më e vogël, sesa sëmundjet e mëparshme dhe a do të ketë hapa më të kufizuar së lëvizjes së qytetarëve e kanë autoritet fuqinë që të menaxhojnë sëmundjen e lisë së majmunëve”, tha ai.

Lija e majmunit është një virus që shkakton simptoma të etheve, si dhe shfaq gunga në trup.

Zakonisht është i butë, megjithëse ka dy lloje kryesore: lloji i Kongos, i cili ka një shkallë vdekshmërie deri në 10 për qind dhe i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë vdekshmërie prej një për qind.

Lexo edhe:
“Lija e majmunëve” alarmon Evropën – IKSHPK thotë se nuk ka asnjë rast në Kosovë

Virusi përhapet nga kontakti i ngushtë, si nga kafshët ashtu edhe nga njerëzit.

Ajo u gjet për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prandaj u emërtua “linja e majmunit”, megjithëse brejtësit konsiderohen tani si bartësit kryesorë./Shqip.com