Dy ditët e ardhshme autobusët urban do të jenë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se dy ditët e ardhshme Trafiku Urban do të jetë pa pagesë.
Përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se kjo do të bëhet në të mirën e kryeqytetit.
“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativa si biçikleta dhe trotinete”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë këtyre dy ditëve, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
‘’Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet’’ thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Po ashtu sipas njoftimit Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për durim./Shqip.com