Lajme

Komuna e Prishtinës teston sërish rrugët njëkahëshe

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

‘’Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet’’ thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Po ashtu sipas njoftimit Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për durim.

“Komuna u bën thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor” thuhet më tutje në njoftimin e Komunës

“Qarkorja njëkatëshe gjatë kësaj fundjave, do të jetë në drejtim të rrugëve “Agim Ramadani”, pra që nga semaforët e ish-mensës e deri të rreth rrotullimi parapa ndërtesës së Komunës. Pastaj do të vazhdojë nga rruga “UÇK” nga Kuvendi i Kosovës e deri të ish-Kino Rina”.

Komuna ka bërë të ditur edhe rrugët në të cilat do të bëhet testimi

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve : Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës,Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia,Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE,Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Po në këto data, rrugët ‘’George Bush’’ dhe ‘’Garibaldi’’ do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës” thuhet më tutje në njoftimin e Komunës./Shqip.com